Web Analytics

“Luizi e meriton famën”, ish-banorja habit me deklaratën: Edhe unë mund të isha lidhur në BBV

Botuar nga: InfoKosova

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua manaxhimi i famës që kanë marrë ish-banorët e Big Brother Vip.

Monika Lubonja u shpreh e lumtur që Luizi përflitet për shuma të majme pagesash nëpër koncerte e postime.

Sipas saj ai i meriton.

Thënë këtë, Lubonja sqaroi edhe një deklaratë për fituesin e këtij edicioni të BBV ku e kishte konsideruar të sinqertë si vetja.

“Luizi është quajtur i sinqertë.

Edhe unë isha kokë më kokë me sinqeritetin e tij sepse unë kam qenë e sinqertë në gjënë që kam bërë unë mund të krijoja histori aty, qoftë edhe një histori dashurie.

Po e krijoja, të betohem ti e di që unë nuk kam barriera.

Mbi të gjitha dua veten, po të dashurohesha me dikë, nuk do e bëja për hir të spektaklit apo për hir të klikimeve, por sepse do e ndieja”, u shpreh ajo.

Të FUNDIT