Përparim Rama e shkarkon edhe një drejtor të komunës pas koalicionit me PDK’në!

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, pas koalicionit që arriti me PDK’në, ka filluar ndryshimin e strukturave nëpër drejtori.

Nga ky koalicion është prekur edhe pozita e drejtorit të Arsimit, Samir Shahini. Ky i fundit me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka deklaruar se mandati i tij ka përfunduar sot.

“Të nderuar qytetarë, kolegë drejtora, mësimdhënës e staf të shkollave, të respektuar prindër e të dashur nxënës. Me vendim të Kryetarit të Kryeqytetit, mandati im si Drejtor i Arsimit përfundon këtu.

Një gjë dua ta them qartë: puna që kemi nisur nuk ishte e zakonshme dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë”, ka shkruar ai.

“Mos e ulni standardin. Mos e ndalni ritmin. Sepse në fund, nuk është çështje mandati. Është çështje e së ardhmes së fëmijëve tanë”, ka thënë në fund Shahini. /Insajderi.org/

Nga Rubrika