Web Analytics

Plasin grushtet në “After Party-n” e Big Brother Kosova, dyshohet se është rrahur Blero

Botuar nga: InfoKosova

Mbrëmë u shënua finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”.

Me t’u pozicionuar 4 finalistët në vendet e tyre sipas votave të publikut, duke e renditur Lumbardhin si fitues të çmimit të madh prej 144 mijë eurove, finales iu pasua edhe një “After Party”, siç e do zakoni i këtij formati.

Por, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit e Sinjalit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.

Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.

Sipas burimeve të Sinjalit, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.

Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të detajeve për të cilat do t’iu mbajmë të informuar./Sinjali/

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT