Web Analytics

PM ka një ankesë për Sarah-n si blogere dhe do shkriheni se qeshuri

Botuar nga: InfoKosova

Sot të gjithë janë bërë blogere në rrjetet sociale, ama disa nga ato e kanë ushtruar këtë profesion që prej fillimit.

Një ndër to është edhe Sarah Berisha, e cila ndonëse iu fut edhe prezantimit vazhdon të jetë shumë aktive në Instagram.

E pikërisht këtë ia ka vënë në dukje edhe partneri i saj, Dj PM.

Me humorin që e karakterizon, ai ka ndarë një video të Sarahs ku krahas shkruan: Sarah më thirrën këta të reel-save më thanë nalu najherë.

PM, i cili nisi një romancë me blogeren brenda “Big Brother Vip”, më herët ka folur si rrallë herë për partneren e tij dhe planet për të ardhmen.

Mes të tjerash një ndjekës pyeti çiftin se kur kanë në plan të martohen ose të bëjnë një fëmijë së bashku.

Dj Pm tha në përgjigjen e tij se martesa nuk është në planet e afërta të tij dhe Sarah, ndërsa shtoi se ende nuk e kanë menduar si gjë.

Të FUNDIT