E shtunë, 9 Nëntor, 2024
5.3 C
Pristina

Reagon Blero pas lajmit se u rrah mbrëmë në After Party të BBVK

Mbrëmë u mbajt finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova.

Pas mbarimit të spektaklit, të gjithë konkurentët e këtij edicioni ishin pjesmarrës në ‘After Party’, për të festuar mbarimin e këtij rrugëtimi të jashtëzakonshëm.

Por, duket se çdo gjë nuk shkoi mirë për njërin nga ish banorët e shtëpisë. Dhe bëhet fjalë për Bleron.

Burime të Prive bënë të ditur se Blero ka pasur një konfrontim fizik me sigurimin dhe shkas për këtë u bë e dashura e tij.

Për këtë rast është pronocuar Blero për Prive.al. Ai u shpreh kështu: “Nuk bëhet fjalë për rrahje. Ishte një ngatërresë e vogël që u zgjidh shpejt. Si zakonisht, për tituj bombastik, ngjarjet zmadhohen në portale,” duke hedhur kështu poshtë pretendimet pë rrahje mes tij dhe sigurimit.

Nga Rubrika