Sezoni i kaluar theu rekorde, nisin përgatitjet për “Big Brother VIP Kosova 3”

Reality show “Big Brother Vip Kosova” ka nisur përgatitjet për sezonin e tretë.

Indeksonline bënë të ditur se tashmë kanë nisur përgatitjet për këtë projekt gjigant.

Aktualisht është duke u diskutuar për emrat të cilët do të marrin pjesë.

Këtë sezonë pritet të ketë banorë të profileve të ndryshme si aktor/e, këngëtar/e, influencer/e dhe personalitete të spikatura nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe diaspora.

Kujtojmë që “BBVK2” ka thyer çdo rekordë të shikueshmërisë falë personazheve interesante që ishin pjesë e këtij reality-show./Indeksonline

Nga Rubrika