E mërkurë, 2 Tetor, 2024
11.8 C
Pristina

Shifra marramendëse që do të marrë prezantuesja e njohur si e ftuar në “Dancing with the Stars”

Prezantuesja e famshme italiane Barbara D’Urso do të marrë pjesë një natë si balerinë në emisionin shumë të ndjekur në Rai, “Dancing with the Stars”.

Lajmin e ka konfirmuar moderatorja Milly Carlucci duke thënë se do të jetë e ftuara speciale në puntatën e parë që do të startojë më 5 tetor.

Flitet se ftesa e saj do të kushtojë shumë për Tv, pasi do të paguhet për 70.000 euro vetëm për një mbrëmje spektakli.

5 tetori do të jetë jo vetëm fillimi i sezonit të ri të “Dance ëith thë Stars”, por shënon edhe rikthimin e prezantueses në ekranin Rai pas disa vitesh mungesë.

Milly Carlucci për ta patur në program ka bërë përpjekje të mëdha dhe përflitet se mund të ketë bashkëpunime të mëtejshme në të ardhmen. Flitet për prime- time të mundshme në vitin 2025, megjithëse për momentin këto janë vetëm hipoteza.

Nga Rubrika