Web Analytics

“Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, deklarata e familjes Kelmendi që çmendi mediat serbe

Shqipëria është kualifikuar për finalen e madhe të Eurovisionit të enjten me “Duje” të Albina Kelmendit me familje.

Pas performancës ata kanë folur për media për ndjenjën e kalimit në finale. Nga gazetarët janë pyetur edhe për faktin se si ndihen pasi me prejardhje janë nga Kosova, dhe arritën suksesin për Shqipërinë në Eurovision

Familja Kelmendi pyetet për Serbinë në “Eurovision”: Muzika lë pas gjithçka

“Ne jemi të një gjaku, të një kombësie, Kosova dhe Shqipëria janë si vëlla dhe motër dhe ne kemi një nënë që është Shqipëria e Madhe”, tha Kelmendi.

E kjo deklaratë e Kelmendit, nuk iu ka pëlqyer mediave serbe, të cilat madje e kanë transmetuar si skandal.

“Skandali i shqiptares në Eurovizion: “Shqipëria e Kosova jemi si vëlla e motër, dhe nëna jonë është Shqipëria e Madhe”, është vetëm një nga titujt e mediave në Serbi në lidhje me deklaratën e familjes Kelmendi para gazetarëve.

Shqipëria ka kaluar në finale të Eurovisionit, shkruan Reporteri.

Albina dhe Familja Kelmendi shkëlqyen në skenën e festivalit evropian, duke siguruar një vend në finalen e madhe që do të mbahet të shtunën

Nga rubrika