E diel, 6 Korrik, 2025
29.7 C
Pristina

Stilistja e famshme zbulon se si është të kesh shoqe Luana Vjollcën: “Edhe shtratin e ndaj me të..”

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Blerina Kllokoqi Rugova, stilistja e njohur nga Kosova që kujdeset për imazhin e shumë personazheve të njohur, ishte e ftuar në një intervistë në “Robi plaket kur don vet” për të diskutuar rreth koleksionit të ri të saj dhe modës.

Por gjithashtu nuk u shpëtoi pyetjeve rreth botës së shoqërisë së yjeve.

Rugova ka marrëdhënie të ngushta me shumë personalitete të njohura, por në rrjetet sociale ka dalluar miqësia e saj e ngushtë me Luana Vjollcën.

Kur u pyet për marrëdhënien me moderatoren, Blerina përgjigjej: “Edhe shtratin e ndaj me të,” duke filluar t’u tregonte historinë e fillimit të miqësisë së tyre.

“Blerina Rugova: Unë dhe Luana jemi si motra që prej 7-8 vjetësh. Si filluam? Filluam nga kliente të përbashkët dhe kemi krijuar një shoqëri aq të pastër dhe të mirë. Sa herë ajo vjen në Prishtinë, unë jam personi i parë që telefonon, dhe kur unë shkoj në Tiranë, ajo është gjithmonë me mua. Është një shoqëri e pastër, pa interesa, e qetë dhe e mrekullueshme.”

Përgjigja e Blerina Rugovës u përshëndet me vëmendje të veçantë dhe reflekton një miqësi të ngushtë dhe të sinqertë mes tyre.

PROMO

Nga Rubrika