Ish kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se janë bërë nëntë muaj pa sovranitet në veri, si pasojë e dështimit të qeverisë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se veriu ka mbetur pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesëmarrje të pakicës serbe në polici, me tensione e ringjallje të mbrojtjes civile.
Sipas saj, sa më shumë që zgjat kjo situatë, sovraniteti në veri do të mungojë.
Postimi i saj i plotë:
U bene nente muaj pa sovranitet ne veri, si pasoje deshtimit te kesaj qeverie: veriu ka mbet pa gjykata, pa qeverisje lokale, pa pjesemarrje te pakices serbe ne polici, u ringjalle ‘mrojtja civile’, me tensione dhe rritje te protektoratit nderkombetar me shtimin e forcave te KFOR-it. Sa me shume qe zgjat kjo situate sovraniteti ne veri do te mungojë.