Web Analytics
E diel, 16 Qershor, 2024
28 C
Pristina

Tha se e kërcënoi, Kiara i reagon ashpër Teas: Do të shihemi në gjyq për shpifje

Tea Trifoni në një paraqitje në emisionin “Më lër të flas” tregoi se është kërcënuar nga Kiara Tito dhe familjarët e saj në një nga spektaklet e Big Brother VIP Albania.

Kjo deklaratë është diskutuar sërish në Post BBVA midis dy ish-konkurrenteve, ku në këtë mes është përfshirë edhe fituesi i këtij edicioni.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” i tha prezantueses se duhet të kërkonte falje për atë që bëri.

“Duke qenë se i gjithë Top Channeli e di këtë si fillim duhet të kërkosh falje për atë që bëre, nuk po shes gjë.

Është diçka që ka ndodhur dhe jo vetëm me mua, po edhe me personat e tjerë.

A nuk është e vërtetë që erdhe te dera e Big Brotherit dhe fillove të më ofendoje, të pasqyroje pasiguritë e tua dhe të thoje që unë jam xheloze”, u shpreh ajo.

Në anën tjetër, Kiara iu drejtua Teas se do të përballet me gjyqin për të gjitha shpifjet që ka bërë.

“Shihemi në gjyq, në gjyq për shpifje shko bëje denoncimin me fakte, por pastaj do të të ngrijë buzëqeshja kur të vijë një tjetër denoncim për të gjitha shpifjet dhe mashtrimet që bën.

Shumë shpejt do të përballesh me gjitha shpifjet që ke bërë, e të gjitha gjërat për të përfituar vëmendje dhe klikime”, tha Tito.

Konflikti midis vajzave duket se nisi pasi Tea fillimisht kishte një pëlqim për artistin shkodran.

Nga rubrika