Web Analytics

Thyhet një shtëpi në Prishtinë, hajnat vjedhin disa gjëra të vlefshme

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje që ka ndodhur ditën e shtunë në Prishtinë.

Sipas raportit të Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në një shtëpi, ku kanë vjedhur një llaptop, një orë dore dhe stoli ari.

Rasti i vjedhjes ka ndodhur rreth orës 21:55.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij nga ku kanë vjedhur një llaptop, një orë dore dhe stoli ari.

Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Tutje, Policia thekson se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /Telegrafi

Të FUNDIT