Web Analytics

Tifozët shqiptarë tallen me të dashurin e ri te Loredanës, i përmendin Mozzik-un në stadium (Video)

Botuar nga: InfoKosova

Reperja nga Ferizajt, Loredana Zefi dhe futbollisti Karim Adeyemi bënë publike lidhjen e tyre të dashurisë pak muaj më parë.

Kjo lidhje padyshim nuk ngeli pa u komentuar nga fansat, kryesisht të reperit Mozzik, i cili ka qenë ish-bashkëshorti i këngëtares Kosovare.

Shpesh në rrjet sociale në komentet e postimeve të çiftit, fansat kanë përmendur emrin e këngëtarit.

Por duket se diçka e tillë ka ndodhur edhe në realitet.

Teksa Adeyemi po bënte nxehmjen për ndeshjen e Champions League, ku skuadra e tij Borussia Dortmund do të lunate përball anglezëve të Newcastle, disa tifozë shqiptar kanë thirru emrin e Mozzik, por janë injohuar nga futbollisti.

Kujtojmë që ishte vetë Mozzik që i hodhi ‘benzinë zjarrit’, teksa pas bërjes publike të lidhjes nga Loredana dhe Adeyemi postoi një foto me fanelën e Bayern Munich, rivalit të përjetshëm të Dortmundit.

Gjithashtu ai bëri një tjetër gjest epik në një nga koncertet e tij, teksa fansat i treguan emrin e futbollistit në telefon.

Shiko videon:

Artikull i sponsorizuar

RRJETET SOCIALE

1,163,351FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
404AbonentëAbonohu

Të FUNDIT