Web Analytics

U diagnostikua me kancer, Kris Jenner e ndan lajmin e papritur me vajzat e saj

Kris Jenner ka zbuluar se do t’i nënshtrohet një operacioni për tumor në vezore.

Jenner foli për shëndetin e saj me familjen, duke përfshirë të dashurin Corey Gamble dhe vajzat Kim, Khloe dhe Kendall.

“Doja t’ju tregoja diçka. Shkova te mjeku dhe bëra skanerin”, tha ajo në episod duke qarë. “Ata gjetën një kist dhe një tumor të vogël në vezoren time”.

Ajo vazhdoi: “Dr. A tha që më duhet të më hiqen vezoret dhe jam emocionale për këtë, sepse ato më ndihmuan me ju. Aty u ngjizën të gjithë fëmijët e mi dhe aty u rritën, në barkun tim. Pra, ky është një vend shumë i shenjtë për mua”.

Motrat më pas thirrën edhe Kourtney Kardashian për ta përfshirë në bisedë.

“Unë e kuptoj plotësisht se si ndihet nëna ime, sepse unë do të ndihesha në të njëjtën mënyrë,” tha Kourtney para kamerave. “Është fuqia juaj femërore dhe nuk do të thotë se po i heq atë që është apo çfarë ka përjetuar, por unë do ta përjetoja këtë ndjenjë të asaj që është krijuar”.

Më tej Kris vijoi: “Do të jem mirë. Njerëzit shpesh më pyesin se cila është puna më e mirë që kam pasur dhe unë gjithmonë kam thënë “të qenit nënë”.

Nuk është e qartë nëse Jenner e ka kryer operacionin apo do ndodhë në ditët në vijim.

Nga rubrika