Web Analytics
E martë, 28 Maj, 2024
16.9 C
Pristina

U nda nga Kaderi, por Lumbardhi habit kur tregon për planet për t’u bërë baba dhe martesën

Pas ndarjes nga Kaderi, fituesi i edicionit të dytë të “BBVK”, Lumbardhi, ka bërë deklarata të ndryshme në një intervistë për spektaklin e mbrëmshëm të “Në Kurthin e Piter Pan”.

Në këtë intervistë, ai ka ndarë disa detaje rreth familjes së tij, duke treguar se është një nga katër fëmijët, me tre vëllezër dhe një motër.

Por më interesante ishin planet e tij për të ardhmen, kur tregoi se synon të martohet dhe të bëhet baba.

Megjithëse shpreh dëshirën për të pasur binjakë, ai shton se para kësaj duhet të gjejë partneren e jetës së tij.

“Do doja binjakë. Por duhet të gjej gruan një herë. Edhe prindërit më pyesin se kur do martohem por nuk e kam ende përgjigjen,” – tha Lumbardhi.

Në kujtesën e shumë njerëzve, Lumbardhi ishte i lidhur me Kaderin, një ish-konkurrente në “BBVK”.

Ndërsa lidhja e tyre ishte një temë e diskutuar gjerësisht, tani ata janë ndarë dhe secili prej tyre po vazhdon rrugën e tyre të veçantë në kërkim të lumturisë së tyre personale.

Të fundit