Web Analytics

U shfaq në disa fotografi me Noizyn, Jori tregon të vërtetën e raportit me këngëtarin

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli, ishte e ftuar dje në emisionin “Live from Tirana” në Top Albania Radio.

Pak ditë më parë, reperi i njohur Noizy ndau me fansat e tij të shumtë një fotografi të Jorit.

Kjo e fundit mbante veshur një palë bikini të bardha dhe pozonte nga një jaht.

Si qëndron e vërteta e kësaj, çfarë po ndodh mes modeless dhe këngëtarit? Këtë e sqaroi vetë Jori ku u shpreh:

“Ishte një bashkëpunim për videoklip, kam qenë pjesë e videoklipit të Noizyt, kisha 3 ditë xhirime, filluam në Palasë, në Vlorë dhe në fund ishin te Currilat.

Erdhi kërkesa në “Instagram”, fola me regjisorin, nuk e njihja më parë Noizyn, më shkruajti që do i pëlqente të isha pjesë e videoklipit.

Ideja ishte shumë e bukur, mes meje dhe Noizyt nuk ka ndodhur asgjë përveç këtij bashkëpunimi.

Noizy dhe ekipi i tij kanë qenë shumë profesionalë, jemi kënaqur shumë.

Është njeri shumë i mirë, i zgjuar, më jep këshilla interesante për punë por nuk ka asgjë më tepër se kaq, kam shumë pak ditë që e njoh”.

Të FUNDIT