Ish-konkurrentja e ‘Big Brother VIP Kosova’, Albana Vukaj, është bërë objekt i shumë spekulimeve rreth statusit të saj dashuror pas largimit nga reality show-i.
Në një intervistë të fundit, ajo ka zbuluar se vazhdon të jetë single, pasi ende nuk ka gjetur personin e duhur.
‘Nuk kam pas asgjë interesante. S’ka ardhur fati i jetës hala’, u shpreh Albana kur u pyet nëse është në një lidhje.

Megjithatë, ajo pranoi se ka pasur disa ngacmime dhe interesime, por asgjë që të ketë kapur vëmendjen për diçka më shumë.
Kjo deklaratë nxit spekulime se ajo mund të jetë në fazën fillestare të një lidhjeje dashurie, por ende nuk ka konfirmime të qarta rreth kësaj.
Gjatë qëndrimit të saj në ‘Big Brother VIP Kosova’, Albana ishte e njohur për tërheqjen e vëmendjes së djemve të shtëpisë, duke bërë që shumë të spekulonin për jetën e saj dashurore.


