Çdo gjë nisi që prej ditëlindjes së Romeo Veshajt, moderatorit dhe një prej finalistëve të formatit “BBV3”.
Në atë ditë speciale për të, një person tepër i rëndësishëm në jetën e tij ,mungonte… Bëhet fjalë për partneren e tij Heidi Bacin, romanca e të cilëve nisi brenda katër mureve të shtëpisë së ‘BBV’.
Mungesa e një urimi prej Heidit ngjalli dyshime kudo nëpër rrjete teksa të gjithë pretendojnë për një krisje të mundshme në marrëdhënien e dyshes.
Pavarësisht aludimeve të cilat janë përhapur gjerë e gjatë në rrjet, nuk ka patur asnjë reagim prej të dyjave palëve.
Mirëpo mesa duket Romeo ka bërë një lëvizje të vogël nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij personale të Instagram-it.
Shiko videon:
@iconstyle.media “Ne jemi të gjithë vetëm, thjesht humbasim kontrollin”/ Mos vallë Romeo sapo na dha një sinjal se mes tij dhe Heidi Bacit gjërat kanë marrë fund?!