Web Analytics

Vëllai i Jul Dedës bën deklaratën e papritur për Heidin dhe Romeon

Botuar nga: InfoKosova

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar në studio vëllai i Julian Dedës, Mario.

Mario tregoi më shumë se si po i duket deri më tani loja e Julit.

Ndërkaq, mbrëmjen e djeshme në spektakël u diskutua treshja Romeo-Heidi-Juli që duket se nuk i kanë aspak mirë marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Si e shikon të gjithën këtë Mario?

Mendoj që u demaskua loja “sikur jemi të ndarë” e çiftit.

Romeo dhe Heidi kanë një raport të mirë pavarësisht se kanë luhatje sentimentale, është pak e ngatërruar por ata të dy e shohin këtë opsion si as nën mëngë edhe për lojën.

Është një element që heq një barrë, shton vëmendje, shtohet audienca.

Juli me të drejtë si lojtar duke e parë pak më ftohtë këtë gjë është marrë me të dy, është normale që edhe ngacmon.

Si po i duket deri më tani Marios loja e Julit?

Besoj se Juli është shumë i ekuilibruar, matet mirë kur merr përsipër të bëjë një skenë lojë apo një diskutim.

Ai i llogarit më mirë se ne që e shohim jashtë, ka mendje goxha të kthjellët.

Nuk e prisja sepse kam vite që nuk jetoj me të, tani po jam duke jetuar me të.(qesh)

Nuk e kam ditur që numëron kaq shumë, po më befason ose e kam unë problemin se jam vëllai i vogël dhe ma mbyll kollaj gojën duke më drejtuar gishtin e duke më thënë ‘pusho’.(qesh)

Nëse do e kishte përballë Julin, çfarë do e këshillonte Mario?

Nuk mendoj se ai ka nevojë për këshilla, besoj se ai di gjëra më shumë se ne që jemi jashtë.

Thjesht do i thoja që ti e di më mirë se ne dhe mbi të gjitha do i jepja kurajo në mënyrat më të forta të mundshme.

Të FUNDIT