Xhensiles nuk i bën për ndarjen, publikon pamje provokuese nga palestra

Artistja e njohur Xhensila ka shfaqur një pjesë të jetës së saj jashtë skenës së muzikës me një postim të freskët në rrjetet sociale.

Në pamjen e publikuar, ajo shfaqet në palestër duke kryer disa akrobacione, ndonëse tashmë ka arritur rezultate të mahnitshme në formën fizike.

“Besoni se mundeni dhe jeni në gjysmë të rrugës”, ka shkruar ajo, duke përcjellë këtë mesazh frymëzues për ndjekësit e saj.

Komplimentet nuk kanë munguar, me ndjekësit duke e përshëndetur për përpjekjen dhe arritjen e saj në rrugën drejt një forme fizike të shkëlqyeshme.

Gjithashtu, ndër angazhimet e saj të fundit, Xhensila ka qenë shumë e zënë me koncerte dhe përformancat live, duke treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim në karrierën e saj artistike.

Shiko foton:

Nga Rubrika