Web Analytics
E diel, 26 Tetor, 2025
10.5 C
Pristina

Xhuli i hedh kunja ish-banorit të BBVK-së

Ndonëse ka kohë që ka përfunduar, edicioni i parë i “Big Brother VIP Kosova” diskutohet ende për spektaklin dhe spektrin e banorëve që grumbulloi.

Xhuli, ish-banore e këtij “reality-show” duket se akoma ka inate me Andin, po ashtu ish-konkurrent i këtij kompeticion.

Dyshja nuk njihet për raportet më të mira të mundshme, teksa përgjatë qëndrimit në shtëpi patën disa herë përplasje të ashpra.

Sot e asaj dite, Xhuli vazhdon t’i mbajë mëri Andit, teksa ka shpërndarë një video të edituar nga ndjekësit, ku shihet një prej konflikteve me Andin dhe dalja e tij nga shtëpia.

“Mos luaj me trajnerin!” ka qenë mesazhi që Xhuli i çoi Andit me videon e shpërndarë.

Vallë do të ketë ngjarë diçka edhe jashtë shtëpisë? Akoma nuk dihet!/indeksonline

Shiko videon:

 

PROMO

Nga Rubrika