E hënë, 30 Dhjetor, 2024
5.1 C
Pristina

“Me hi borxh për me mbajtë punën”, polici jep dorëheqje në 25 vjetorin e Policisë

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Policia e Kosovës ka mbushur sot 25-vjet që nga themelimi i saj në shtator të vitit 1999.

Pikërisht në këtë ditë, polici Bekim Ibishi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij si polic.

Ai tha se deri tek ky vendim erdhi si pasojë e kushteve, siç u shpreh ai “Me hi borxh për me mbajtë punën”

“Me këtë letër ju njoftoj për dorëheqjen time nga Policia e Kosovës. Kam pasur një nder të madh të jem pjesë e këtij institucioni që përfaqëson trashëgiminë kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por fatkeqësisht kushtet aktuale më kanë shtyrë të marr këtë vendim.

“Policia e Kosovës po përballet me sfida serioze, ku pjesëtarët e saj detyrohen të mbulojnë vetë shpenzimet për rrugën dhe ushqimin e përditshëm, apo qysh thotë populli “Më hi borxh me majtë punën e shtetit“, ka shkruar Ibishi.

Polici i dorëhequr tha se arsye ishte edhe mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që të përmirësoj kushtet e policëve.

“Kjo situatë, bashkë me mungesën e sigurimeve shëndetësore dhe kushtet e vështira të punës, e bën të pamundur për mua të vazhdoj më tutje. Jeta e një polici patrulle vlerësohet me një shtesë minimale për rrezikshmëri vetëm me 60 euro. Qeveria e Kosovës t’i lërë hajgaret me një anë dhe t’i përmirsojë kushtet për Policinê e Kosovës dhe qytetarët e saj“, njoftoj Ibishi.

PROMO

Nga Rubrika