Në puntatën e mbrëmshme, tema në “Goca dhe Gra” kishte të bënte me vjehrrat dhe raportin që nuset kanë në ditët e sotme.
Lidhur me këtë çështje moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.
Aktorja Rudina Dembacaj siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku dhe mbrëmjen e djeshme ka folur për raportin që ka me nënën e tij duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.
Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas m,ë përprara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.
“Unë faktikisht jam tek vjehrra e tretë. Nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur me thënë të drejtën. Kam dashur më shumë një tjetër që nuk e kam më vjehrrë por asaj nuk i doja më çunin. Edhe më mirë të dua djalin sesa të dua vjehrrën. Dhe zgjodha të rri me këtë djalin që dua.”