Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces.
Situata mes tyre ka qenë shpeshherë e tensionuar, me akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit.
Pas kësaj ka ardhur reagimi i ish-banorit Edit, i cili kishte krijuar afërsi me Dolcen.
‘little ….ch’, tha ai.
