Banori i BBV, Buci tha se për lojë nëse do ndjehej i rrezikuar do krijonte edhe lidhje në shtëpi pavarësisht se ai jashtë është i fejuar.
“Për fitore jam i gatshëm me ba gjithçka. Edhe lidhje me ba nuk është krim”, tha ai.
Blero e pyet se a do ishte ndarë me gruan që ka jashtë, Buci iu përgjigj se kjo është punë e tij.
“A ndahna a nuk ndahna është punë e jemja”, tha ai.
Ndryshe kohëve të fundit në publik është vërejtur një afërsi e madhe mes Bucit dhe Santianës.
Buci shihej duke vë dorën në të pasme bukuroshes nga Gjakova, duke e prekur disa herë.