Reality show Ferma VIP duket se po zhvillon diskutime të shumta, ku në qendër të vëmendjes është vendosur Adioni.
Fermeri është bërë i njohur për afrimitetin e krijuar brenda shtëpisë me Fabjola Elezaj, një raport që po zhvillohet gjithnjë e më shumë para syve të publikut.
Megjithatë, jashtë shtëpisë duket se historia është më komplekse. Gjatë qëndrimit në fermë, Adioni ka lënë të kuptohet disa herë se ekziston një person i rëndësishëm në jetën e tij jashtë, edhe pse ka theksuar se nuk është më në një lidhje aktive me të.
Dashuria e Adionit jashtë fermës është artistja Diona Fona, sipas Pinkante.al. Dyshja dyshohet se kanë pasur një histori më herët dhe madje kanë bashkëpunuar edhe në muzikë.
Ndërkohë, afrimiteti mes Adionit dhe Fabjolës brenda shtëpisë vijon të tërheqë vëmendje, duke shtuar kuriozitetin e publikut për zhvillimet e mëtejshme në “Ferma VIP.
