Arbana Osmani është rikthyer në ekran me formatin “Ferma VIP”. Paralelisht me angazhimin televiziv, ajo vazhdon të jetë aktive edhe në rrjetet sociale, ku ndan momente nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, prezantuesja është shfaqur nga ambientet e shtëpisë, konkretisht nga kuzhina, duke u marrë me gatimin për familjen.
Pamja e saj ka qenë më e thjeshtë se zakonisht, pa përgatitjen karakteristike që e shoqëron në ekran.
E pa rregulluar dhe me flokë të lëshuar natyrshëm, Osmani është parë larg imazhit të kuruar që publiku është mësuar të shohë në televizion.
