Selin Bollati ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin Ndryshe me Salsano Rrapi dhe Elona Duro, ku ka folur për herë të parë pas triumfit në Big Brother VIP Albania 5.
Ajo ndau me publikun prapaskenat e eksperiencës në shtëpi, emocionet e forta që ka përjetuar dhe ndikimin që ky format ka pasur në jetën dhe karrierën e saj pas daljes.
Rrugëtimi i saj në reality show nuk ka qenë i lehtë, pasi përveç momenteve pozitive dhe lidhjeve të krijuara, është shoqëruar edhe me përplasje të forta me banorë të tjerë.
Ndër konfliktet më të përfolura mbetet ai me Rogert, i cili së fundmi ka deklaruar publikisht frazën “shihemi në gjykatë”, duke rritur tensionin edhe jashtë shtëpisë.
E pyetur nëse ka pasur komunikim me të pas përfundimit të spektaklit, Selin u shpreh: “Në fakt, jam e informuar. Rogerti, së bashku me një këngëtar, ka bërë një këngë për të cilën shumë më kanë sugjeruar që ta hedh në gjyq. Në fakt, nuk kam patur komunikim me Rogertin”.
Ajo shtoi më tej: “Unë e kam thënë edhe brenda shtëpisë që me një person si Rogerti nuk do të kishte kurrë vend në jetën time. Kështu që, për të njëjtën arsye, as nuk i kam shkuar mbrapa këtyre proceseve gjyqësore”.
Në fund, Bollati theksoi qëndrimin e saj të prerë ndaj situatës: “Më beso që jam aq e plotësuar me ato të mirat dhe të këqijat e mia, sa nuk kam vend për një Rogert. Uroj që vërtetë t’i ketë ecur mbarë, nëse ka pretenduar se do t’i ecë mbarë”.
