“U mbijetuam gjërave që…”/ Getinjo poston mesazhin prekës me Mozzik

Getinjo dhe Mozzik, dy vëllezërit më të famshëm të estradës, njihen për besnikërinë e fortë që kanë ndaj njëri-tjetrit.

Rrugëtimin në karrierë e nisën bashkë dhe, edhe vendimet e mëdha në muzikë i morën bashkë.

Kjo mund të ketë ndikuar në lidhjen e tyre, njëjtë sikurse edhe sfidat me të cilat u ballafaquan.

Në një dedikim emocional për Mozzikun, Getinjo konfirmon se u përballen me shumë gjëra.

“Shumë kurthe, shumë gjarpërinj u përpoqën të na varrosnin. Ata u përpoqën të na njihnin, të na gjykonin, të na shkatërronin… por nuk dinë as 2% të asaj që jemi në të vërtetë.

Unë dhe vëllai im u mbijetuam gjërave që do të thyenin shumicën e njerëzve… Kjo është arsyeja pse, pavarësisht se çfarë bëjnë, ne gjithmonë kthehemi më të fortë” shkroi ai./Indeksonline/

 

Nga Rubrika