‘A je hoxhenicë a?’ Alba i kthehet ‘një për një’ ndjekësit!

Alba Pollozhani, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, është bërë pjesë e një debati të hapur në llogarinë e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo ndau me ndjekësit në “Instastory” foton e një vajze me trup tejet të tonifikuar fitnesi, duke u shprehur e vendosur se ky është rezultati fizik që dëshiron të arrijë dhe ta mbajë për gjithë jetën: “Dhe do jem si kjo! Deri sa vdekja të më trokasë me patjetër!”

Megjithatë, ky synim i saj nuk ka kaluar pa u thumbuar. Njëri prej ndjekësve i ka dërguar mesazh privat me ironi duke i shkruar: “A jo hoxhenicë a?”.

Shkas për këtë ngacmim u bënë pikërisht deklaratat e bujshme të Albës muaj më parë. Kujtojmë se gjatë Primet të saj të fundit në BBVK, ajo u shpreh publikisht se pas daljes nga shtëpia do t’i përkushtohej plotësisht fesë islame dhe të gjitha ritualeve të saj.

E prekur nga ky koment, Alba nuk ka heshtur, por ka vendosur ta publikojë mesazhin duke i kthyer një përgjigje të gjatë dhe mjaft të prerë. Ajo argumentoi se të kesh një trup të tonifikuar përkthehet drejtpërdrejt në një trup të shëndetshëm. Sipas saj, “nuk thotë Zoti dhe feja të rrish i trashë, të prishësh shëndetin, por të rrish faqebardhë dhe të kujdesesh për veten”.

Ajo nuk e ka lënë me kaq, por ka hedhur edhe një kunj ndaj atyre që i konsideron hipokrite. Alba ka shkruar se ka plot “hoxhenica” me bark, të cilat edhe pse të mbuluara, “shkojnë lart e poshtë me meshkuj”.

Për t’i vënë vulën këtij debati, ajo e mbylli me një shprehje të re të krijuar nga vetë ajo: “Trup i tonifikuar = Trup më i moralshëm. Citoi: Alba Pollozhani”./PriveLiberta/

Nga Rubrika