Imer Emerllahu, rreth 58-vjeçar është personi që u ekstradua nga Kroacia në Kosovë pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar me kërkesë të Gjykatës Themelore në Prizren, mëson Sinjali nga burime të afërta me rastin.
Emerllahu kërkohej për veprën penale:“Mashtrim”.
Sipas informatave, ai ishte arrestuar në Kroaci dhe gjatë natës së 16 majit 2026 është transferuar në Kosovë përmes Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë.
Rreth orës 00:35, patrulla e Stacionit Policor në Suharekë e ka pranuar të ekstraduarin dhe më pas e ka shoqëruar në stacion policor./sinjali