E dhimbshme: Kjo është 21-vjeçarja që u gjet e vdekur në Prishtinë – dyshohet se ishte përdoruese e narkotikëve

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje tejet të rëndë që ka ndodhur paraditen e 21 majit në Prishtinë, ku një vajzë 21-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.

Rasti është raportuar rreth orës 11:45 në rrugën “Evlija Çelebiu”.

Sinjali merr vesh se viktima është Blearta Berisha e cila është gjetur e pajetë në banesë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe ekipi i Emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Sipas ekzaminimit fillestar, në trupin e viktimës nuk janë vërejtur shenja dhune, ndërsa rrethanat e sakta të vdekjes ende nuk dihen.

Megjithatë, sipas informatave fillestare që posedojnë autoritetet, 21-vjeçarja dyshohet se kishte qenë përdoruese e substancave narkotike.

Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe hetuesit rajonalë, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Krimeve të Rënda, trupi është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”./sinjali

Nga Rubrika