Abdixhiku: Me mua kryeministër, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës

I pari i LDK-së dhe kandidati për Kryeministër Lumir Abdixhiku është zotuar se me të në krye të Qeverisë, nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës.

Pos këtij zotimi, Abdixhiku u zotua edhe për 2 gjëra të tjera në fushën e energjisë.

“Nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës, kompensim i dëmeve për paratë e vjedhura të qytetarëve nga matjet e gabuara me njehsorët dhe ndërtim të kapaciteteve energjetike, gaz amerikan”, tha Abdixhiku në Pressing të T7.

Nga Rubrika