SMS mashtruese, Policia e Kosovës apelon për kujdes: Mos klikoni në linqe..

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët për një valë të re mesazhesh mashtruese që po shpërndahen në emër të institucionit, ku pretendohet rrejshëm se qytetarët kanë gjoba trafiku dhe u kërkohet të klikojnë në linqe për pagesë.

Sipas komunikatës së Policiisë, këto mesazhe nuk janë autentike dhe kanë për qëllim mashtrimin e qytetarëve dhe keqpërdorimin e të dhënave personale dhe bankare.

“Ky mesazh nuk është zyrtar. Mos klikoni në linke të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se pranojnë mesazhe të tilla, t’i fshijnë menjëherë, t’i raportojnë tek autoritetet përkatëse dhe të kontaktojnë bankën nëse kanë ndarë të dhëna personale.

Ky është mesazhi.

Nga Rubrika