Çfarë ndodhi me Mateo Borrin? Largimi i papritur gjatë emisionit

Një ngjarje e papritur ka tronditur audiencën gjatë transmetimit të fundit të emisionit “Top Arena”, duke lënë të gjithë në habi.

Pas përfundimit të një interviste me të ftuarën Valbona Mhilli, moderatori Edi Manushi shfaqi shqetësimin për Mateo Borrin, i cili dukej i lodhur.

“O zotëri, jam i shqetësuar për shëndetin tënd, ti gjithë kohës qesh.

Je mirë tani? Do vazhdosh apo do shkëputesh?”, e pyeti Manushi, duke e vënë në dukje gjendjen e tij.

Mateo, me një përgjigje të shkurtër, tha se do të qëndronte deri në publicitet, por Manushi, duke e parë situatën, vendosi ta largonte nga emisioni për të marrë një pushim.

“Do ta bëjmë që tani? Hajde Mateo, hajde një duartrokitje, e përcjellim Mateon.

Faleminderit. Është pa qejf pavarësisht buzëqeshjes”, tha moderatori, duke e inkurajuar publikun të duartrokasë.

Pasi Mateo u largua, Manushi iu drejtua stafit në prapaskenë, duke kërkuar që të kujdeseshin për shëndetin e tij dhe ta shoqëronin deri në shtëpi.

Deri më tani, nuk ka pasur informacion të saktë mbi problemin shëndetësor që e detyroi Borrin të largohej nga studio, duke lënë të gjithë të shqetësuar për mirëqenien e tij.

Ky incident ka ngritur pyetje në lidhje me shëndetin e tij dhe ka bërë që fansat të shprehin shqetësim për situatën e tij.

[[M1]]
[[M2]]

Nga Rubrika