E ftuar dje në emisionin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’ ishte Sara Hoxha e cila është vënë përballë disa pyetjeve nga moderatorja Alketa Vejsiu dhe fëmijët.
Epo siç duket, fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan” nuk iu shpëton asgjë.
Ka qenë një prej tyre që ka dalluar se Sara po fshin një tatuazh, një gërmë ‘L’ nga trupi i saj.
Ku ju shkon mendja teksa u përmend kjo gërmë? Tek ish-partneri i Sarës, Ledri Vula, apo jo? Epo në fakt sipas Sarës nuk është ashtu dhe ja si u përgjigj ajo:
“Ka qenë një tatuazh që unë jam duke e fshirë. Sepse ka qenë një tatuazh që unë e kam bërë kur isha 17 vjeç, ka qenë një “L” që e kam bërë për mamin dhe babin. Kam qenë shumë e re, dhe sot që jam 31 vjeç…”