Vesa Vllasaliu po vazhdon të jetë shumë e komentuar edhe pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova 2.
Ish-konkurrentja u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës së saj përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.
“A ke të dashur?”, ka qenë pyetja që iu parashtrua nga një ndjekës.
Bukuroshja nga Gjilani ka refuzuar të përgjigjet duke thënë se dëshiron ta mbajë për vete.
“A kam a nuk kam, nuk ka lidhje. Është diçka që dua ta mbaj private”, u përgjigj ajo.
E njëjta mori vëmendje të madhe gjatë BBVK 2 pasi zbuloi historinë me ish-partnerin, futbollistin Mërgim Berisha.
Ajo tha se shoqja e ngushtë ia ka marrë burrin, duke treguar edhe disa detaje të tjera gjatë lidhjes së tyre. /Telegrafi/
Shiko foton: