Web Analytics

Arbenita publikoi biseden dhe tha se i ka shkruajtur Unikkatili, reagon ashpër reperi

Botuar nga: InfoKosova

Modelja Arbenita Ismajli publikoi një mesazh, në të cilin dukej sikur i ka shkruar reperi Unikatil.

Në mesazh shkruhej: “Hej. Kam një ide që mund të të çlirojë. Dhe me respekt maksimal per privatësinë tënde. Premtoj”, është shprehur ai.

Dhe nuk mungoi më poshtë përgjigja plot ironi e Arbenitës e cila i ka kërkuar t’ia porosisë një picë mesatare me kërpudha duke u tallur në këtë formë me mesazhin e pranuar teksa reperin edhe e ka bllokuar.

Ditën e djeshme ka reaguar Unikatil në Instagram, duke u shprehur se e gjitha kjo ishte një montim bisede nga ana e Arbenites, pasi që faqja në foto nuk ka tikun ‘blu’ që verifikon që ajo është llogarie zyrtare e Unikatilit.

“Hahaha o Iladup me të funksionu pollavra ishe dashtë me ia shti këtë tikun blue bre?,” shkroi Unikatil në postimin e tij.

Shiko foton:

Të FUNDIT