Web Analytics

Banorët e BB VIP që kanë fituar më shumë ndjekës brenda javës, Luizi befason, renditet në këtë vend

Botuar nga: InfoKosova

“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”.

Por cilët janë personazhet e shtëpisë së “Big Brother VIP” që kanë spikatur në “Instagram” këtë javë? Me disa ndryshime të vogla nga java e kaluar, këta janë të famshmit e huaj dhe ata shqiptarë që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.

6 Krist Aliaj, finalisti i katërt i “Big Brother VIP” ka fituar 4300 ndjekës më shumë nga java e kaluar dhe nga 89.9K ka shkuar në 94.2K ndjekës.

5 Pas tij vjen Efi Dhedhes me 7 mijë ndjekës më shumë, duke shkuar në 559 mijë ndjekës në rrjetin e saj social Instagram.

4 Në vend të katërt për këtë javë renditet Kiara Tito, moderatorja ka shtuar 11 mijë ndjekës brenda javës duke arritur 676 mijë fansa në Instagram.

3 Dea Mishel vazhdon rritjen nga java në javë, këtë herë ajo ka fituar plot 14 mijë ndjekës dhe nga 244K ka shkuar në 258K ndjekës.

2 Olta Gixhari edhe pas daljes së saj nga “Big Brother VIP” vijon të jetë shumë e përfolur në rrjet, ajo ka shtuar plot 18 mijë ndjekës dhe llogaria e saj në Instagram tani numëron 388K ndjekës.

1 Pas hapjes së llogarisë zyrtare të Luiz Ejllit këtë javë, nga partnerja e tij Kiara Tito, ai ka fituar 341 mijë ndjekës që nga krijimi i kësaj llogarie.

Të FUNDIT