Web Analytics

Befason Edona James: Kam ‘penthouse’ 300 mijë euro në Gjermani, kam edhe pastruese

Botuar nga: InfoKosova

Edona James së fundmi ka bërë një bisedë me banoren e Big Brother, Kader Kicajn.

Ato flasin për jetën e saj në Gjermani, si jeton dhe çfarë bën më konkretisht atje.

Transgjinorja nga Suhareka tha që jeton vetëm që nga mosha 16 vjeçare dhe se ka blerë penthouse.

“Prej 16 vjeçe jetoj vetëm, kam ‘penthouse’ në Stuttgart, kam edhe pastruese se nuk kam kohë me fshi”, u shpreh ajo.

Biondja tutje shtoi: “Punët m’i kryen një herë në javë. S’kam kohë. E kam blerë ‘penthouse’ 300 mijë euro”.

Edona ka qenë e sinqertë shumë herë brenda shtëpisë, duke rrëfyer edhe për punët që ka bërë si dhe për mënyrën e jetesës.

Ajo nuk e ka problem të ndajë çdo gjë me publikun dhe se nuk i vjen turp për asgjë. /Telegrafi/

Shiko videon:

Të FUNDIT