Dizajnerja e njohur, Blerina Kllokoqi Rugova, ka njoftuar se do t’i dhurojë 30 fustane për semimaturantet dhe maturantet e Republikës së Kosovës.
Përmes një videoje të postuar në Instagram, ajo ka bërë të ditur se fustanet do t’i dhurohen vajzave apo mbesave të policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues, FSK-së, Shërbimit Teknik, Infermierisë.
Ndërkohë, 20 të tjera, do të dhurohen për Asistenca Sociale.
Kllokoqi Rugova tutje bëri me dije se kjo ide ka ardhur pas dakordimit me stafin e saj.
Poashtu, Blerina, tha se nuk do të zbulojë asnjërin prej fustaneve që do të dhurohen, pasi siç tha ajo, do të ruhet identiteti i vajzave që do t’i marrin ato.
Shiko videon:
View this post on Instagram