Web Analytics
E diel, 26 Maj, 2024
18.7 C
Pristina

Duket shumë më e re, por e besoni sa vite mbushi moderatorja Xhemi Shehu?

Moderatorja Xhemi Shehu  feston ditëlindjen.

Xhemi është një nga moderatoret më të dashura të ekranit shqiptar dhe një prej personazheve të preferuar të showbizit.

Duket se vitet kanë ndaluar për moderatoren nëse do të shohim fizikun e saj, e megjithatë Xhemi sot feston 41vite jetë.

Aktualisht Xhemi Shehu është moderatore e “Portokalli”, ndërsa ka spikatur edhe si aktore në spektaklin e humorit, kryesisht me imitimin e Valbona Selimllarit, që është “përqafuar” masivisht nga publiku.

Nga ana tjetër, Xhemi Shehu është edhe sipërmarrëse e suksesshme me disa biznese, ndërsa sa i përket aspektit personal të cilin e mban larg vëmendjes së mediave, ajo është nënë e dy djemve dhe jeton një martesë mjaft të lumtur.

Sot në 41-vjetorin e saj, i urojmë Xhemit gëzuar ditëlindjen (dhe presim të na tregojë eliksirin e bukurisë së përhershme)!

Të fundit