Web Analytics

E gjykuan për diferencën në moshë me Meritonin, reagojnë familjarët e Ilnisës

Botuar nga: InfoKosova

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi janë duke hedhur hapat e parë drejt një raporti romantik.

Mirëpo ky afrimitet i tyre brenda shtëpisë së Big Brother ka shkaktuar jo pak paragjykime, sidomos kundrejt Ilnisës.

Ndër komente më të shpeshta në rrjetet sociale, shihet se Ilnisa gjykohet për faktin e të qenit nënë e një fëmijë, dhe se është më e madhe në moshë se Meritoni.

E përsa i përket këtyre komenteve, familjarët e Ilnisës kanë bërë një reagim në profilin e saj të Instagram-it, ku kanë shkruar:

Nuk kishte moment më të mirë se sa këto vargje të lexuara nga mr.ledionlico për të treguar një realitet që të gjithë ne bashkëjetojmë dhe që fatkeqësisht sa pak e luftojmë! Një realitet që nxjer në pah ashpërsinë dhe brutalitetin dhe sulmon tërësisht PA CLASS, një femër, një nënë duke e gjykuar dhe duke i treguar se si qënia e saj, kinse që ka e ndaluar të përjetojë momente afeksioni, çiltërisie dhe që e bën të ndihet mirë.

Tërësisht vulgare shprehja se si një mashkull nuk ka çfarë të humbi, ndërkohë që një femër po… konkretisht Ilnisa! Konica ka thënë që njeriu është më i ligë se egërsirat (sidomos nëse tek tjetri sheh atë që i mungon). Për mua kjo shprehje duhet të ndryshojë sot! Mos të harrojmë që ne rrotullohemi rreth njëri-tjetrit.

P.S Vargjet e lexuara janë të Arben Dukës së ndritur, por sa i japim rëndësi lapsuseve që të gjithëve na qëllon të ndodhin, le t’i japim pak kohë të menduarit se çfarë ato vargje tregojnë dhe nënkuptojnë.

RRJETET SOCIALE

1,162,113FansaPëlqeje
27,988NdjekësitNdjek
989NdjekësitNdjek
406AbonentëAbonohu

Të FUNDIT