Web Analytics

E papritur! Më në fund, Adrola Dushi pranon lidhjen me Capital T!

Tashmë nuk ka më dyshime, modelja e bukuroshe Adrola Dushi dhe këngëtari i famshëm Capital T janë zyrtarisht në një lidhje dashurie.

Lajmin e konfirmoi Adrola në një intervistë për emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel.

Edhe pse nuk e përmendi emrin e tij drejtpërdrejt, Adrola tregoi se është e dashuruar me “djalin më të bukur shqiptar”.

“Uroj që askush mos të mbetet pa dashuri. Unë jam shumë e lumtur, jam e bekuar. Unë si vajzë kam dëshirë të bëj të ditur lumturinë time. Jam e dashuruar.

Por në këto vite që po kalojnë, unë po ruaj distancën, sepse kam frikë. Mendoj se çdo gjë e bukur nuk mund të qëndrojë përjetë nëse bëhet publike. Por unë jam e lumtur dhe e dashuruar,”-tha Adrola.

Nga rubrika