Web Analytics

“Gabimi më i madh u kanë…”, Gresa zbulon kur kishte takimin e fundit me Andin

Botuar nga: InfoKosova

Ish-banorja e banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Gresa Hoti dhe ish-banori Andi Artani krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin në shtëpinë e famshme. Lidhje kjo që vazhdoi edhe jashtë. Por, vetëm për disa muaj.

Së fundmi, Gresa ka treguar se arsyeja kryesore ishte moskuptimi për punën e saj si modele.

“Kena nejt bashkë, kena ba udhëtim, si jam kthy në punë teme ja nisi pak presioni, u mundu me ma kuptu botën po nuk o lehtë, ja kanë nisë keqkuptimet.

Nuk jena përshtat me njani-tjetrin jena munu me shty, po me zor nuk shtyhet. Jam e lumtur që e kam njoftu. Ja uroj krejt ma të mirat.”, tha ajo.

Modelja tregoi se hera e fundit kur kontaktuan ishin të dy në Milano, ku edhe u panë drejtpërdrejtë.

“Mesazhi i fundit u kanë live. Jena pa në Milano, qaty u kanë hera e fundit që kena pas kontakte“, u shpreh ajo.

Lidhjen e saj me Andin, Gresa e cilësoi si gabimin më të madh në Big Brother VIP Kosova, pasi sipas saj do ishte më mirë të luante vetëm.

“Gabimi ma i madh u kanë që jam hy në lidhje, jo për Andin, sepse aty ka pas ndjenja të vërteta. Ish kanë ma mirë me lu lojën vet, nashta kisha fitu“, deklaroi Gresa në Prive.

Të FUNDIT