Web Analytics

Klea Huta Dua Lipës: Si nuk qëllove njëherë në shenjë me këta të dashurit?!

Botuar nga: InfoKosova

Dua Lipa konfirmoi së fundmi lidhjen me regjisorin Romain Gavras, duke parakaluar çift në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës.

Kjo është hera e parë që dyshja dalin publikisht bashkë.

Mirëpo jo të gjithë e kanë pritur mirë lidhjen e Duas me regjisorin 41-vjeçar.

Edhe Klea Huta ka postuar një video ku e pyet këngëtaren pse nuk ka qëlluar njëherë në shenjë me të dashurit.

“Dua t’i them Dua Lipës: Moj gocë si nuk qëllove njëherë në shenjë me këta të dashurit?!”, thotë Klea duke shkruar me humor krah postimit se ky është një “problem serioz”.

Të FUNDIT