Web Analytics

Kristi analizon Luizin pas daljes nga BBV2, befason me këto fjalë

Botuar nga: InfoKosova

“Kam qeshur me lojën që bënte Luizi, por problemi ishin banorët që mahniteshin me atë’! Kristi analizon Luizin pas daljes nga BBV2.

Krist Aliaj ka dhënë dje një intervistë ekskluzive për TAR nga Adi dhe Salsano, ku ka folur për rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 2”.

Ish-banori u shpreh se nuk e kishe idenë që mund të kishte fansa

Ai shtoi se ka pasur një moment që ka menduar se mund ta fitonte BB VIP, pasi po shkonin gjërat mirë për të dhe kaloi shumë situata të ndryshme.

Ndërsa i pyetur në lidhje me Luiz Ejllin, nëse do vazhdojë ta kritikojë edhe tani që pa suksesin e madh të tij, Kristi tha:

“E di çfarë është e bukur? Unë për Luizin kritikat i kam thënë të gjitha brenda.

Isha shumë i qartë që në fillim, tani nuk kam asgjë më çfarë të them.

Ai tentoi të bëhej kontrolluesi i dinamikave të shtëpisë dhe në një farë mënyre ia arriti.

Kam qeshur shumë me atë, problemi nuk ishte Luizi ishin po banorët që mahniteshin nga ajo sjellje.

I kam thënë çfarë shikoni ju tek ky person?”.

Të FUNDIT