Web Analytics

‘Më vinte turp’, Adrola zbulon punën e saj të parë, para se të bëhej e famshme

Modelja tejet e dashur nga publiku, Adrola Dushi, e ftur në një emission televiziv tregon se që e vogël e ka ndihmuar të ëmën duke shitur rroba në Rrëshen.

Modelja thotëse i vinte shumë turp për punën që bënte nga shqëria e saj, por sot ndihet shumë krenare për vetën që ka bërë këtë punë sepse kjo ka qenë arsyeja pse e ka mbajtur me këmbë në tokë.

Gazetarja shprehet se Adrola ka punuar që e vogël dhe ka ndihmuar nënën e saj duke shitur veshje.

Adrola: “Kam shitur rroba me mamin në Rrëshen. Më vinte shumë turp nga shoqëria ime dikur, sot që për pak bëj 31 vjet, jam njeriu më krenar që e kam bërë atë punë sepse kjo është arsyeja pse unë di të sillem me njerëzit, të flas, të komunikoj me ta, të jem e përulur dhe mendoj që Zoti më ka llastuar me gjithë të mirat sepse unë vërtet kam mësuar të komunikoj me shumë lloje njerëzish, situatash dhe problemesh që mund të kisha pasur që në atë moshë”.

Më tutje ajo vazhdoi: “Kam shitur rroba me mamin, e them me shumë krenari, nuk e them për kamuflim, jam shumë krenare sepse ajo gjëja më ka mbajtur me këmbë në tokë, ia di vlerën familjes, lekut mbi të gjitha dhe vetes”.

Gazetarja e pyet: “Të paguante mami, merrje rrogë?”

Adrola: “Pesë mijë lekë në ditë, por herë m’i jepte, herë nuk m’i jepte. Unë kam punuar nga mosha 8-18 vjeç, por kur fillova të punoj tamam, tamam, më paguante 5 mijë lekë në ditë dhe i mblidhja, harxhoja vetëm për byrekun në shkollë.”

Nga rubrika