Web Analytics
E enjte, 20 Qershor, 2024
23.7 C
Pristina

Mësohet se çfarë u bë me lidhjen e Besit dhe Xhensiles

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj s’kanë të mesme në lajmet që qarkullojnë për ta: Ose përfliten për shtatzëni, ose për ndarje!

Pasi u fol gjatë e gjatë në rrjet për shtatzëninë e Xhensilës, të cilën vetë këngëtarja e mohoi, njerëzit u morën me Instagram-in e çiftit.

Ndjekësit vunë re që Besi dhe Xhensila nuk ndiqeshin më në Instagram dhe kjo nuk është hera e parë.

Veprime të tilla kanë nxitur aludimet se në çift ka mosmarrëveshje, e madje mund të jenë drejt ndarjes.

Mosmarrëveshje mund të mos ketë, por drejt ndarjes as që bëhet fjalë!

Ata të dy ishin të ftuar mbrëmë në një festë ditëlindjeje dhe Besi filmoi parneren, duke e publikuar edhe në InstaStory.

Nga rubrika