Derisa ishte duke qëndruar në Secret Room, Gani Gërmia kërkoi që të bisedoj me Alben derisa nuk kishte komunikim me banorët e tjerë.
Ai i ka kërkuar asaj që të shkoj t’ia sjell një birrë pasi do të jetë birra e fundit që do ta pijë sepse do e lë alkoolin.
Ajo nuk pranoi, por i kërkoi që të dalin në oborr që të pinë bashkë pasi atje nuk kishte banorë të tjerë.
Ganiu pranoi derisa e luti mos tu tregoj banorëve tjerë për këtë premtim sepse do i’a përdorin në Prime.

‘Mos e bo llaf me njeri të gjallë sepse ma përdorin’ është shprehur ndër të tjera Ganiu.
Alba i premtoi se do i’a ruaj sekretin ndërsa dolën bashkë në oborr.
Ndryshe, Ganiu kërkoi mbrëmë që të lërë përfundimisht shtëpinë e Big Brother por që i duhet të qëndroj edhe 24 orë brenda shtëpise për shkak të rregullave të formatit.
Mbetet të shihet nesë gjatë këtyre 24 orëve ai do të ndryshoj mendje dhe nuk do e lërë lojën./InfoKosova/
Shiko videon: